KosovaLive360

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa, ka vizituar sot Degët e LDK-së në Podujevë dhe Rahovec, ku mori pjesë në kremtimin e përvejtorit të 27-të të këtyre  degëve.

Mustafa i njoftoi të pranishmit me progresin që është arritur në Kosovë gjatë këtij viti dhe rezultatet konkrete të Qeverisë së Kosovës.

Më tej, Mustafa ka theksuar prioritetet për vitin 2017, duke theksuar se viti i ardhshëm do të jetë vit i rritjes së qëndrueshme ekonomike, i investimeve të huaja, i hapjes së vendeve të reja të punës, dhe vit i integrimeve të mëtejshme evropiane, duke filluar nga liberalizimi i vizave.

Ai, po ashtu, ka kërkuar nga drejtuesit  dhe veprimtarët e LDK-së që të vazhdojnë konsolidimin dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm për zhvillimin e proceseve demokratike në LDK-ë dhe më gjerë, për shtetin e Kosovës.

Para shumë  të pranishmëve në këtë ceremonin e degës në Podujevë , kryetari Mustafa, ka vlerësuar lartë rolin e kësaj dege në fitoret e  LDK-së. Lideri i LDK-së ka përgëzuar llapjanët për tubimin masiv duke i qujatur fitimtarë.

Lideri i LDK-së, njëherit kryeministri Mustafa, duke i falënderuar të gjithë për kontributin e tyre theksoi edhe njëherë që qendra do ta përkrahë në vazhdimësi komunën e Podujevës. LDK-së, në këtë komunë i beson qytetari dhe bashkë me ta do të qeverisin prap pasi që prioritet i komunës është mirëqeverisja dhe transparenca ndaj tyre.

Kurse duke folur  në tubimin e LDK-së në Rahovec, tha se LDK nuk është parti që jeton nga historia, por parti që ndërton histori, Rahoveci së shpejti do të vendosë për qeverisjen më të mirë të komunës dhe atë përmes programit të LDK-së.

Kryetari i LDK-së, kryeministri Mustafa, vlersoi lartë kontributin e veprimtarëve të LDK-së të kësaj dege dhe u zotua se komunës së Rahovecit nuk do t’u mungojë përkrahja asnjëherë.

Të Rekomanduara