KosovaLive360

11 Janar 2017
Mustafa ngushëllon Qeverinë gjermane pas vdekjes së ish-presidentit Herzog

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit federal Gjerman, Roman Herzog, i ka shprehur ngushëllime Kancelares Angela Merkel dhe popullit gjerman.

Duke shprehur ngushëllimet e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rolin e ish-presidentit Herzog në fuqizimin e rolit të Gjermanisë, me theks të posaçëm në marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare, në një periudhë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Gjermania në kohën kur Roman Herzog ishte president federal dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë e Kosovës, duke ofruar përkrahje të pakursyer edhe për popullin e Kosovës në momentet më të vështira të ballafaqimit me terrorin shtetëror dhe ushtarak të Serbisë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Të Rekomanduara