Motorola prezanton telefonin e ri Moto Z3 Play

Motorola ka zbuluar telefonin e saj të ri Moto Z3 Play, duke i dhënë linjës së telefonave të mençur që e mbajnë gjatë baterinë atë çka i duhet për të qenë në trend në vitin 2018. Pajisja e rangut mesatar ka sistem kamere të dyfishtë prapa, me sensor për shenja të gishtërinjve (fingerprint) anash, me kornizë më të hollë, dhe xham të pasëm prej alumini.

Edhe pse telefoni duket shumë i mirë, nuk mund të mbushet përmes wireless-it pa e blerë pajisjen Moto Mod sikurse për të gjitha pajisjet tjera të linjës Z të Motorola-s.

Ekrani është 6 inç Full HD+ AMOLED me proporcion të aspekteve 18:9.

Z2 Play dhe tani Z3 Play kanë bateri 3,000 mAh, e cila mjafton për përdorim një-ditor.

Dallimi më i vërejtshëm në Z3 Play janë përditësimet e shumta të kamerës. Kamerat e dyfishta prapa përfshijnë një sensor 12 megapiksel dhe një tjetër 5 megapiksel (depth). Kamera depth mundëson aplikimin e filterave të ndryshëm për foto, duke përfshirë opsionin Cinemagraph, i cila mundëson incizimin e videove dhe pastaj editimin e tyre për të ngrirë aspekte të caktuara.

Kamera e përparme është sensor 8 megapiksel që mund të bëjë edhe foto portret.

Z3 do të jetë në dispozicion në shitës të ndryshëm online si Best Buy, Walmart, Target, Fry`s, B&H Photo dhe në Amazon. Çmimi do të jetë 499 Dollarë.