KosovaLive360

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në takimin politik për Instrumentin e Para Anëtarësimit (IPA) për vitet programuese 2018 dhe 2019.

Në fjalën e saj në këtë takim Reshitaj theksoi që fillimisht sektori i Mjedisit nuk ka qenë i përfshirë për përkrahje nga ky Instrument, por në këtë vit, me përpjekjet tona dhe të Komisionit Evropian, është vendosur që sektori i Mjedisit të përfshihet në vitet programuese 2018 – 2020.

Me theks për përkrahje të nën sektorëve prioritar: zhvillimin e qëndrueshëm të  sistemit të menaxhimit të mbeturinave sipas praktikës dhe politikave të BE-së (për vitin 2018) dhe zhvillimin infrastrukturës së duhur për sistemet e ujërave, duke përfshirë edhe mbrojtjen e resurseve ujore dhe mbrojtjen nga vërshimet (për vitin 2019).

“Me Programin e IPA–së për vitin 2018, MMPH-ja do të përkrahet me vlerë prej 10 milionë euro për këto dy aktivitete si objektiva specifike:Zhvillimin e infrastrukturës për qasje të integruar në menaxhimin e mbeturinave në përputhje me zbatimin e hierarkisë së mbetjeve dhe parimit “ndotësi paguan”, si dhe përmirësimin e kapaciteteve organizative dhe institucionale të strukturave të menaxhimit të mbeturinave me qëllim të aplikimit të reformave për një menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave”, shtoi nder të tjera ministrja Reshitaj.

Të Rekomanduara