KosovaLive360

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Alenacën Franceze të Prishtinës.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për projektet e “Promovimit të Frankofonisë në Kosovë” dhe bashkëpunimi në fushën e aktiviteteve për promovimin e Frankofonisë në Kosovë.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Aleancën Franceze në Kosovë ndan mjetet financiare në vlerë prej 4,500 €.

Palët u shprehën të kënaqura për nënshkrimin e këtij memorandumi, ndërsa kryetarja e Aleancës Franceze të Prishtinës, Dafina Bytyqi, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të tilla në të mirë të njohjeve kulturore.

Të Rekomanduara