KosovaLive360

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me trajnerët sportiv, Driton Kuka, Shqipe Zogiani, Asdren Ahmeti dhe Burim Vraniqaj.

Trajneri Driton Kuka nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare në vlerën e mbi 15 mijë eurove. Me 3 mijë e 600 euro u mbështet trajnerja Shqipe Zogiani, me trajnerin Burim Vraniqaj u nënshkrua memorandumi për përkrahje financiare në vlerën e mbi 2 mijë eurove, ndërsa trajneri Asdren Ahmeti nënshkroi memorandumin për përkrahje financiare në vlerën e 1 mijë e 800 euro.

Gashi tha se përmes kësaj mbështetjeje financiare për trajnerët e sportit, po realizohen politikat programore të Ministrisë për sportin.

“Sot nënshkruam memorandume me katër trajnerë sportiv. Ne si ministri e vlerësojmë punën e secilit prej trajnerëve në fushën e vet sepse secili ka dhënë kontribut të veçantë për sportin dhe sportistët tanë e po ashtu edhe për vendin duke realizuar suksese në sport edhe në gara ndërkombëtare”, u shpreh ministri Gashi.

Ndërkaq trajnerët, bashkëpunimin me MKRS-në për mbështetje financiare e vlerësuan si akt mjaft të rëndësishëm në motivimin dhe lehtësimin e punës së tyre dhe realizimin e objektivave të tyre për vitin 2018.

Të Rekomanduara