KosovaLive360

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Miran Mohar dhe Felix Gmelin, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Prezantimi i Miran Mohar do të fokusohet në NSK State in Time.
NSK State in Time u themelua nga kolektivi i artistëve Neue Slowenische Kunst (NSK) në 1992. Ai ishte konceptuar si një formacion utopik, i cili nuk do të kishte territor fizik dhe nuk do të identifikohej me ndonjë shtet – komb ekzistues. Së bashku me organizimin e ambasadave të përkohshme dhe konsullatave në qytete të tilla si Moska, Berlini, Firenca, Sarajeva dhe Nju Jorku, NSK State in Time filloi lëshimin e pasaportave në vitin 1993. Aktualisht janë rreth 15,000 mbajtës të pasaportave NSK në mbarë botën, përfshirë Marina Abramoviç, John Baldessari, Boris Groys, Hans Ulrich Obrist dhe Slavoj Žižek.

NSK State Pavilion, e shfaqur në Bienalin e Venedikut 2017, do të ofrojë një dimension të shtuar dhe të ri në NSK State in Time, i ndërtuar mbi një bashkëpunim me komunitetet e emigrantëve, aplikantët për mbrojtje humanitare dhe individët pa shtetësi të cilët po kërkojnë shtetësi të re. Me rastin unik të Bienales së Venecias, projekti synon të rishqyrtojë atë se cfarë një shtet bashkëkohor mund të jetë, duke ofruar një formë të hapur të shtetësisë, e cila është në kontrast me atë që kanë gjeneruar shtetet me hapësirë të përcaktuar.

Pavioni nuk mban qëndrim në kundërshtim me strukturën kombëtare të Bienales së Venedikut, por kërkon të qëndrojë si një pavijon i pavarur që do të ripërcaktojë idenë e shtetit dhe do të ofrojë një lloj të ri të shtetësisë. Ai do të angazhohet me një varg çështjesh që më së shumti i pengojnë shtetet aktuale bashkëkohore – migracionin, shtetësinë, trashëgiminë dhe identitetin – dhe do të krijojë ide nga një spektër i gjerë individësh rreth asaj se si të ndërtojnë kolektivitete të reja dhe histori të përbashkëta përreth kufijve kombëtarë, duke shikuar përtej fragmentimit të tanishëm të Europës dhe antagonizmave të brendshëm.

Miran Mohar (I lindur më 1958 në Novo Mesto, Sloveni) është artist që jeton dhe vepron në Lublanë.
Ai është anëtar i grupit Irwin dhe bashkë – themelues i kolektivit artistik Neue Slovenishe Kunst, studios së dizajnit grafik New Collectivism dhe teatrit Scipion Nasice Sisters.

Së bashku me katër anëtarët e tjerë të Irwin (Dušan Mandic, Andrej Savski, Roman Uranjek dhe Borut Vogelnik) ka marrë pjesë në të gjitha projektet dhe ekspozitat e Irwin që nga viti 1984. Këtu janë disa prej tyre: From Kapital to Capital, Reina Sofia, Madrid, 2017; Planting Seeds, Laznia Centre for Contemporary Art, Gdansk, 2016; From Kapital to Capital, Moderna galerija Ljubljana, 2015; Hans in Luck – Art and Capital, Lehmbruck Museum, Duisburg, 2014; Former West, HKW, Berlin, Art Turning Left, Tate Liverpool, Liverpool, 2013; A Bigger Splash, Tate Modern, London; NSK Passport Office, Museum of Modern Art (MOMA), Manifesta, Genk, 2012, The Global Contemporary. The Art Worlds after 1989, ZKM /Centre for Art dhe Media Karlsruhe, Karlsruhe; Impossible Communities, State Museum of Modern Art, Moscow; The International, MACBA, Barcelona, 2011 / Paris, The Promises of the Past, Centre Pompidou, 2010 / Moscow,Third Moscow Biennial, New Old Cold War, 2009 / Krems, Kunsthalle Krems, State in Time, 2009 / Taipei, Taipei Biennial, 2008 / New York, Museum of Modern Art, Eye on Europe: Prints, Books & Multiples, 1960 to Now, 2006 / Istanbul, Istanbul Biennial , 2005 / Venice, Venice Biennial, Personal Systems, 2003 / Berlin, Kunstlerhaus Bethanien, Retroprincip, 2003 / Berlin, Gropius Bau, Berlin-Moscow /Moscow-Berlin, 2003 / Hagen, Karl Ernst Osthaus Museum, Museotopia, 2002 / Rome, Galeria Moderna e Contemporanea, Le Tribu’ del’arte, 2002 / Vienna, Museum of 20th Century, Aspects and positions, 1999 / Istanbul, Istanbul Biennial, 1997 / Rotterdam, Boyman Museum, Manifesta, 1996 / Ljubljana, Moscow, Apt Art and Ridzina Gallery, NSK Embassy – Moscow, 1992, Moderna galerija, Slovenske Atene, 1991 / Düsseldorf, Städtische Kunsthalle Düsseldorf, 1988, London, Riverside Gallery, 1887.

Si anëtar i grupit të dizajnit grafik New Collectivism, ai bashkëdizajnoi një numër të madh të librave, posterave dhe produkteve të tjera të dizajnit grafik për këto institucione: PS1 / MOMA New York, Muzeu i Artit Modern Ljubljana, Kunst Werke Berlin, Irwin, Laibach, Scipion Nasice Sisters Theatre, En Knap Dance Company, Castello Di Rivoli, Kampnagel dhe të tjerë.

Që nga viti 1983 ai ka bërë set dizajnesh për kompanitë e mëposhtme të teatrit dhe vallëzimit: Randy Warshaw Dance Company, Scipion Nasice Sisters Theatre, Red Pilot dhe En Knap Dance Company.

Ai është gjithashtu bashkëfinancues dhe anëtar i lëvizjes arkitekturore Maja Farol dhe anëtar i Parlamentit Kulturor Evropian që nga viti 2001.

Që nga 2008 ai gjithashtu është profesor i asociuar dhe zëvendës dekan në AVA, Academy of Visual Arts në Lublanë.
www.irwin.si
www.ava.si

Felix Gmelin: “Ju dëshirojmë mirëseardhje në një ditë aktive, frymëzuese dhe përfshirëse! ”

Mbi gjendjen e tanishme të edukimit: Ne po vlerësohemi, por kush kë po e vlerëson dhe në çfarë kushtesh? Universitetet sot janë të obliguara të jenë transparente dhe të krahasueshme me “Procesin e Bolonjës”, që është proces i shkëlqyeshëm për mobilitetin e studentëve.
Por kush po e vlerëson kë dhe në çfarë kushtesh? Cilat janë kualifikimet e vlerësuesve? Pse reformat e menaxhuese të orientuara drejt tregut dalin nga binarët në edukimin e individëve që mund t’i kuptojnë pyetjet shoqërore. Kjo punë ka qëllim të vlerësojë vlerësuesit.

Reformat arsimore që pasojnë nga “Marrëveshjet e Bolonjës” kanë kërkuar legjitimim përmes metodave intensive të vlerësimit. Ky proces i vlerësimit është hapur për ndikimin e fuqishëm politik mbi arsimin e lartë nga agjencitë e ndryshme qeveritare. Por, si e trajtojmë ne këtë çështje si edukatorë të shkencave humane dhe të arteve? Për të provuar se si funksionojnë metodat menaxhuese në kuadër të shkencave humane në praktikë, kam angazhuar z. Rhaman K.J. Wagner, i cili punon në departamentin gjerman të Bad-Homburg- të Kaizen Institute — një ndërrmarje botërore e cila kryesisht ndihmon industritë në përmirësimin e efikasitetit dhe ua kam prezantuar atë gjashtë studentëve nga Carl von Ossietzky, University in Oldenburg, Gjermani.

Vënia në skenë e tij, ishte një mënyrë që unë ta kuptoja një ngjarje të vërtetë që ma kishte treguar një shok i imi artist, Markus Degerman, i cili kishte përjetuar të njejtin skenar në Tromsø Art Academy në Norvegji.

Mënyra e paqartë e reagimit të studentëve ndaj Metodës së menaxhimit mbështetës Kaizen, të performuar nga z.Wagner, dhe mënyra si ai u qaset atyre, për mua, është përmbajtja e kësaj ngjarjeje dhe videoje. Rezultati është sa qesharak po aq dhe i pakëndshëm. Dhe në nivel simbolik: Metoda e menaxhimit mbështetës Kaizen, e zhvilluar nga prodhuesi i makinave Toyota, takon fituesin e çmimit Nobel të Paqes së vitit 1935 Carl von Ossietzky brenda kontekstit të tij. Por çfarë do të thotë kjo?

Si do të reagonte idealisti Carl von Ossietzky ndaj këtyre strategjive menaxhuese të mbështetjes? Jam kurioz të di se si do të kuptohet kjo punë nga perspektiva juaj. Reformat neo – liberale menaxheriale janë globale pa dyshim, por duken shumë të ndryshme në varësi të perspektivave dhe përvojave të ndryshme gjeografike.

Oslo, 16 Qershor, 2017, Felix Gmelin

Felix Gmelin jeton dhe vepron në Oslo. Ai ka studiuar në Royal Institute of Art / Kungl, Konsthögskolan në Stockholm 1983—1988 dhe për momentin punon si profesor i artit bashkëkohor në Oslo National Academy of the Arts dhe jep mësim në International Academy of Art në Palestinë.
Ekspozitat e tij individuale përfshijnë PORTIKUS, Frankfurt a.M; Malmö Konstmuseum dhe Gasworks, London; Galerie Nordenhake, Stockholm; Milliken Gallery, Stockholm; Annet Gelink Gallery, Amsterdam; Vilma Gold, London dhe maccarone inc., New York, gjithashtu edhe ekspozitat e tij në Premier | Art | Basel and the Frieze Art Fair.

Ekspozitat grupore përfshijnë Bienalen e 50-të të Venecias të kuruar nga Francesco Bonami dhe Daniel Birnbaum; Bienalen e 52-të të Venecias të kuruar nga Robert Storr; Bienalen e katërt të kuruar nga Barbara Heinrich dhe René Block.
Në vitin 2010, Gmelin u shpërblye me çmimin Carnegie Art Award “për një punë që pothuajse është një kërkim arkeologjik i pasojave shoqërore dhe politike të prekjes dhe ekspresivitetit të pikturave. Si temë kyqe në artin e performancës së hershme, Gmelin kthehet në këtë fushë të veprimit në një vepër komplekse që rikonsideron “prekjen” piktorike duke kaluar nëpër median e filmit, pikturës dhe fotove të printuara.”
Ai është gjithashtu ligjeron në SCCA World of Art curatorial school.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur

Të Rekomanduara