Manikyri me gjel mund të jetë i dëmshëm për shëndetin

Për të bërë një manikyr me gjel nevojitet t’i ekspozoni thonjtë në dritën ultravjollcë për pak kohë. Megjithatë, studimet kanë konstatuar se kjo dritë është minimale dhe nuk mjafton për të shkaktuar kancer, mirëpo shkakton dëme të tjera.

Rrezatimi ultravjollcë që përdoret për thonj, qoftë ai fluoreshent apo LED, është së paku katër herë më i fortë se rrezet ultravjollcë që vijnë nga dielli,” tha dermatologu Dr. Chris Adigun për “Self”.

Ekspozimi i gjatë i lëkurës në rrezet ultravjollcë shkakton plakjen dhe rrudhjen e lëkurës. Mirëpo kjo praktikë ka edhe dëme të tjera. Pasi që gjeli qëndron në thonj për një kohë të gjatë, oksigjeni ndërpritet. Pas heqjes së gjelit thonjtë mbesin të dobët.

Problemi tjetër me manikyr qëndron tek mjetet që përdoren. Thonjtë janë vatra të mikrobeve dhe pa sterilizimin e duhur të pajisjeve, mikrobet mund të përhapen shumë lehtë. Shumë sallone të bukurisë nuk i sterilizojnë fare mjetet e punës apo i pastrojnë me alkool, mirëpo sterilizimi i këtyre mjeteve duhet të bëhet me autoklavë pas secilit klient.

Adigun sugjeron të lyhen duart me krem mbrojtës nga dielli gjatë rrezatimit ultravjollcë si dhe të bëhen pauza kohë pas kohe që t’i lihet kohë thonjve të marrin oksigjenin e duhur.