KosovaLive360

Edhe një federatë e re licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi i dorëzoi licencën për zhvillimin e veprimtarisë Federatës Kosovare të Biliardos deri në vitin 2020.

Gashi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Veton Dyla, diskutoi për aktivitetet dhe organizimet sportive që zhvillohen në Kosovë në biliardo dhe hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen, për funksionalizmin e garave në këtë sport në gjithë Kosovën.

Dyla e informoi ministrin Gashi për gjendjen e tanishme dhe aktivitetet që organizohen në Kosovë dhe klubet e biliardos që ekzistojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Licencimi i kësaj federate ka për qëllim mënjanimin e të rinjve nga rruga dhe të merren me sport e me rekreacion dhe në angazhimin e tyre për të nxjerrë talente që Kosova të përfaqësohet në gara ndërkombëtare dhe në këtë aktivitet”, tha ministri.

Ndërkaq, Dyla hapin e ndërmarrë nga ministria e vlerësoi jashtëzakonisht duke e konsideruar edhe si një mirënjohje dhe përkrahje drejtpërdrejtë nga shteti për komunitetin dhe ata që e duan sportin e biliardos.

Të Rekomanduara