KosovaLive360

Vendimi i kryeministrit Haradinaj për emërimin e Avni Arifit si shef të bisedimeve me Serbinë nuk ka asnjë kuptim tjetër logjik përveç vazhdimit të pakuptimtë të bisedimeve me Serbinë.

Ka kohë që i gjithë opinioni kosovar pothuajse në formë plebishitare është pajtuar se forma e deritashme e bisedimeve me Serbinë ka qenë e gabuar dhe e pafrytshme. Andaj, hapi që do të duhej pritur nga qeveria e Kosovës ka qenë një analizë e gjithanshme e bisedimeve dhe ndryshimi i rrjedhës së tyre , e jo emërimi i një shefi të ri i bisedimeve të vjetra!

Nga ky emërim, jo vetëm që nuk do të dalë asgjë e mirë për Kosovën, por pa dyshim që Kosova do të vazhdojë të rrugëtojë verbërisht në këtë çështje kaq të rëndësishme për të ardhmen e saj.

Pa një platformë të qartë e të diskutuar gjerësisht nga krejt spektri politik, Kosova nuk ka pse t’i vazhdojë bisedimet me Serbinë!

 

Të Rekomanduara