Lansohet Messenger Lite vetëm në Turqi

Disa ditë më parë, Facebook e prezantoi heshturazi verisonin “Lite” të aplikacionit të vet për pajisje iOS, por vetëm në një treg, në Turqi. Aplikacioni më herët ka qenë në dispozicion në Android. Para dy ditësh kompania e lansoi aplikacionin e Messenger Lite në iOS, sërish vetëm në Turqi.

Lansimi fillimisht u vërejt nga firma e inteligjencës së aplikacioneve Sensor Tower.

Sikurse lansimi i Facebook Lite iOS, edhe Messenger Lite për iOS  e ka një madhësi më të vogël shkarkimi sesa versioni normal, e cili tani offron vetëm 140MB hapësirë.

Por Messenger Lite në iOS është vetëm 10MB madhësi, tregon përshkrimi në App Store. Kjo është pak më shumë sesa Facebook Lite për iOS, i cili doli me më pak se 5MB.

Aplikacioni i ri pohon se përdor më pak internet mobil sesa Messenger-i i zakonshëm, instalohet shpejt dhe punon në mënyrë efektive.

Sikurse Messengr-i, aplikacioni i bisedës mund të përdoret me individë apo grupe për të dërguar mesazhe të shkruara, foto, video apo linqe. Sidoqoftë, sipas komenteve nga përdoruesit e mëhershëm, versioni Lite nuk tregon kur kontaktet janë në linjë përmes një pike “të statusit” në profilin e tyre apo në ndonjë menu.

Kjo është karakteristikë e ngjashme e vendosur në Facebook Lite në Android, e cila po ashtu mbështet telefonata me zë apo video. Përderisa aplikacioni është lansuar vetëm në Turqi për momentin, ai mundësohet edhe në disa gjuhë të tjera, çka mund të jetë një ide e tregjeve të ardhshme.

Aplikacioni sapo ka dalë dhe është i rreshtuar i 99-i për rrjete sociale në iPhone, dhe numër 26 në iPad për momentin.

“Kur i lansuam fillimisht FB Lite dhe messenger Lite si aplikacione më vete, qëllimi ynë ishte ta shpërndajmë fuçinë e një aplikacioni vendas, me sa më shumë karakteristika që është e mundur por prapë duke qenë i më i lehtë”, tha një zëdhënës. “Deri tani, FB Lite dhe Messenger Lite kanë qenë në dispozicion vetëm në Android. Tani jemi duke i testuar këto përvoja në iOS. Jemi të përkushtuar t`i lidhim njerëzit me gjërat të cilat u interesojnë – pa marrë parasysh lidhjen e tyre të internetit, pajisjen, apo ku jetojnë.”