KosovaLive360

Në kuadër të fushatës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka filluar ditën me aktivitete në bashkësin e dytë lokale. Me këtë rast kryetarja Kusari Lila është pritur nga numër i madh i banorëve të lagjes “Mulla Jusuf”, para të cilëve edhe ka shpalosur objektivat qeverisëse për mandatin e dytë.

“Shenjat e kësaj lagje dhe kësaj pjese të rëndësishme të qytetit të Gjakovës duhet të vlerësohen me konsideratën më të lartë pa asnjë dallim. Ata që po pretendojnë të rikthehen në pushtetin lokal në Komunën e Gjakovës, këtë lagje në qeverisjen e tyre e kanë nda e përça, pa i kursyer edhe vlerat e luftës të cilat i kanë nda me parti.

Vulën e lirisë e mbanë populli dhe jo partitë politike, andaj edhe në katër vitet të mandatit të parë kemi treguar se me punë dhe angazhim nderohet dhe lartësohet kontributi i gjithsecilit banorë të Komunës së Gjakovës. Jam shumë e lumtur që në këtë mandate kemi arritur të përmbyllim infrastrukturën e kësaj bashkësie lokale, kurse për katër vitet e ardhëshme, në këtë pjesë të qytetit do të jemi të angazhuar në projekte zhvillimore”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari Lila.

Të Rekomanduara