KosovaLive360

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, në përgjigje të kërkesës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë në listat e certifikuara të Subjekteve Politike për zëvendësimin e deputetëve të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon si në vijim:

Kandidatët e radhës që pasojnë në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 qershor 2017, nga subjekti politik “Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës”, të cilët i zëvendësojnë deputetët, janë:

Nait Hasani e zëvendëson Ramush Haradinaj;

Fadil Beka e zëvendëson Fatmir Limaj;

Enver Hoti e zëvendëson Enver Hoxhaj;

Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berisha dhe

Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekaj.

Kandidati i radhës që pason në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 qershor 2017, nga subjekti politik “Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re” është:

Imet Rrahmani, i cili e zëvendëson Behgjet Pacolli.

Kandidati i radhës që pason në Listën e Certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 11 Qershor 2017, nga subjekti politik “Koalicija VAKAT” është:

Bahrim Shabani, i cili zëvendëson Rasim Demiri.

Të Rekomanduara