Kosova dhe Tirana në listën e vendeve që duhet vizituar në 2018

Kosova u radhit si vendi i katërt në listën “Best In Europe” nga Lonely Planet për vitin 2018. Vendet që i paraprijnë Kosovës janë: Emilia- Romagna në Itali, Cantabria në Spanjë dhe Friesland në Holandë.

Kjo listë iu sugjeron turistëve të vizitojnë shtetin 10-vjeçar që shtrihet mes dy maleve në zemër të Ballkanit.

Si pika për t’u vizituar përmendet shtegu Via Dinarica për ata që duan natyrën dhe pamjet e bukura, Dokufest në Prizren për ata që i duan filmat dokumentarë ndërsa pas filmave sugjerohet të vizitohen vreshtat e Rahovecit.

Në listën e njëjtë, pas Kosovës radhiten Provinca në Francë, Dundee në Skoci, Greqi, Vilnus në Lituani, Vipava në Slloveni dhe e dhjeta është Tirana në Shqipëri.

Tek Tirana përpos që përmendet pallatet shumëngjyrëshe sugjerohet që të vizitohet mali i Dajtit, restorantet, baret dhe dyqanet tek Blloku.