KosovaLive360

Në Festivalin e Cannes, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia e Filmit e Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit.

Duke pasur parasysh faktin se bashkëpunimi i ndërsjellë mund të shërbejë në zhvillimin e prodhimit të filmit dhe të inkurajojë zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore dhe teknologjike midis dy vendeve; Duke pasur parasysh se bashkëprodhimi mund të jetë i dobishëm për industritë filmike të vendeve tona dhe të kontribuojë në rritjen e iundustrisë së filmit, televizionit, videove dhe industrive të reja të prodhimit dhe distribuimit në Kosovë dhe Maqedoni; Duke kujtuar “Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunimin në fushën e Kulturës, nënshkruar në Prishtinë më 8 shkurt 2013″.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi i cili u shpreh:”Është kënaqësi e veqant të jemë present në këtë moment historik të lidhjes së kësaj marrveshje e cila do të shërbej edhe më shumë për bashkëprodhimet në fushën e filmit, por edhe të njohjes së kulturës në mes të dy vendeve. Ministria e Kulturës çdo here do të jetë afër iniciativave të tilla që i fuqizojnë marrdhënjet ndërfqinjësore”.

Drejtori i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë tha se: “Maqedonia dhe Kosova kanë bashkëpunim shumë të thellë në fushën e filmit, dhe sot si rezultat kemi këtë marrveshje shumë me rëndësi për të ardhmen e filmëbërësve tanë”.

“Ky është një moment shum i vecant, sepse nënshkruhet marrëveshja e parë e këtij lloji, dhe pikërisht me shtetin fqinjë me të cilin kemi një histori të shkëlqyeshme të bashkëprodhimit” u shpreh me rastin e nënshkrimit drejtori i QKK-së, Arben Zharku.

Maqedonia është një ndër mbështetësit më të mëdhenjë të kinematografisë kosovare, vetëm mbrenda vitit të fundit katër projekte kanë gjetur mbështetje.

Kosova pritet të nënshkruajë marrveshje të bashkëprodhimit edhe me disa shtete tjera fqinje.

Të Rekomanduara