KosovaLive360

Tërheqim vërejtjen se në bazë të nenit 138 të Rregullores për Shërbime Publike 01 nr 352-1934, e aprovuar më 28 korrik 2010, përcaktohet që përgjegjësia për heqjen e borës në trotuareve para objekteve, qofshin afariste apo banesore, është e pronarëve, apo shfrytëzuesve të atyre objekteve.

Qytetarët janë të obliguar që borën dhe akullin ta grumbullojnë përskaj trotuareve, ndërsa kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë të obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar ta bartin jashtë qytetit, ku nuk dëmtohet prona.

Poashtu, kërkojmë nga Policia e Kosovës që t’i largojë automjetet nga trotuaret, në mënyrë që trotuaret të mund të pastrohen.

Të Rekomanduara