Koha më e mirë për t’u zgjuar dhe për të fjetur

Eksperti i gjumit dhe shkencëtari i neurologjisë thotë se një kohë e gjumit nuk i’u përshtatet të gjithëve

Nëse më në fund arrini të flini pas mesnatës dhe zgjoheni në ora 5 të mëngjesit për të shkuar në punë, atëherë kjo mënyrë e pamjaftueshme e fjetjes mund të ketë ndikim në jetën e juaj të përditshme.

Por çfarë mund të bëni që të përmirësoni shprehitë e fjetjes? A është përgjigja e duhur që të zgjoheni çdo ditë në kohën e njëjtë?

Profesori Colin Espie në Departamentin Nuffield të Neuroshkencës Klinike në Universitetin e Oksfordit dhe bashkë-themelues i Sleepio ka disa mednime lidhur me këtë.

“Krijimi i një shprehie që i përshtatet rehatisë personale është strategjia më e mirë. Ne e dimë nga përvoja se çdo ditë do të jetë ndryshe, si rezultat i takimeve të hershme apo ndryshimit të mënyrës së jetesës “.

Ai këshillon që kurdo që zgjoheni, nuk duhet t’i shmangeni gjumit, me atë sasi të nevojshme që ndryshon nga individi tek individi.

“Gjumi i dobët ose i pamjaftueshëm mund të ndikojë në gjithçka në jetën tonë të përditshme, si nga disponimi ynë dhe si bashkëveprojmë me njerëzit e deri në produktivitetin tonë në punë”.

Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për cilën kohë për të fjetur, profesor Espie shpjegon se rregullat janë shumë më të paqarta.

“Është e rëndësishme të mos mbërtheheni në idenë se ka një kohë gjumi që i përshtatet të gjithëve, sepse individë të ndryshëm mund të kenë kronotipa të ndryshme. Shumica prej nesh gjinden në mes të një zogu të hershëm ose një bufi të natës, por ka njerëz që nuk janë asnjëri nga këto ekstreme.”

Ai shpjegoi se secili individ “duhet të zbulojë se çfarë ka nevojë personalisht dhe pastaj ta bëjë këtë një shprehi të përsëritur”.