KosovaLive360

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK)  njofton se pas takimit të ud. Drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me  Ministrin e Shëndetësisë dhe me bordin drejtues SHSKUK dhe kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, është arritur të bëhet  furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë.

Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:

Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë

Vancomycin 500mg = 800 copë

Amoxicilin 250mg sir = 50 copë

Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë

Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë

Sistema për Infuzion = 500 copë

Gjilpëra 21G = 5000 copë

Shiringa 50 ml = 100 copë

Ndërresa  për fëmijë = 100 copë

Barnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomik nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdojë.

Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte.

Të Rekomanduara