KosovaLive360

Dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte e qetë dhe shumë mirë e menaxhuar nga të gjithë akterët e përfshirë.

KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, që rrjedh nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, kontribuoi në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes duke monitoruar vazhdimisht situatën, në koordinim të ngushtë me Komunitetin Ndërkombëtar, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Policinë e Kosovës (PK) dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

KFOR-i ka zhvilluar një plan specifik që synon të kryejë detyrat e tij me vendosmëri, me kujdes dhe paanshmëri, duke vendosur më shumë se 2020 ushtarë, 300 automjete dhe 5 helikopterë, disa prej të cilëve kanë aftësi evakuimi mjekësor. Sipas kërkesës specifike të OSBE-së, KFOR-i gjithashtu ofroi siguri për personelin e OSBE-së në komunat e banuara me serbë në veri të rajonit.

KFOR-i, me të gjitha njësitë vartëse, organizatat ndërkombëtare dhe lokale të sigurisë dhe institucionet në Kosovë, gjithashtu arriti një tjetër sukses sot. Zgjedhjet janë një mundësi shumë e rëndësishme për kosovarët që të formojnë të ardhmen e tyre përmes procesit demokratik zgjedhor dhe KFOR-i beson se zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike pasqyrojnë besimin në institucionet në Kosovë dhe vullnetin e popullatës për të forcuar angazhimin e zyrtarëve të zgjedhur.

Të Rekomanduara