KosovaLive360

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim karateistin Herolind Nishevci, me ç’rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare të përgatitjes së sportistit për gara.

Sipas këtij memorandumi, karateisti Nishevci mbështetet financiarisht me 7 mijë e 200 euro. Mbështetja financiare bëhet me qëllim të realizimit të synimeve të sportistit për periudhën buxhetore janar – dhjetor 2018.

Ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë në mbështetjen financiare të sportistëve të vendit, duke theksuar se kësisoj po realizohen politikat programore për sportin.

Ndërkaq, sportisti Nishevci falënderoi ministrin për memorandumin e nënshkruar dhe e përgëzoi për punën që po bën në mbështetje të sportistëve dhe sportit në vend.

Të Rekomanduara