KosovaLive360

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, mori ftesë që së bashku me gruan e tij Milena të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve të këtij viti në Vashington.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Jevtic do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati, si dhe zyrtarë tjerë. Ministria për Komunitete dhe Kthim më pas do të informojë publikun për detajet e vizitës së ministrit Jevtic.

Kjo do të jetë hera e parë që Jevtic do të marrë pjesë në një aktivitet ku fjalimi do të mbahet nga Presidenti i SHBA-ve Donald Tramp.

Të Rekomanduara