Jaguar në partneritet me Dua Lipën

Jaguar ka lajmëruar një partneritet mes muzikës dhe teknologjisë së bashku me këngëtaren kosovare Dua Lipa.

Këngëtarja e hiteve Blow Your Mind dhe One Kiss, do bashkëpunojë me brendin e veturave Jaguar që quhet “Dua Lipa x Jaguar”. Në një video promovuese shihet Dua duke përformuar dhe rreth saj kalon vetura luksoze me drita moderne.

“Më pëlqen të thyej kufijtë me muzikën dhe performancat e mia dhe ky bashkëpunim do dërgojë gjërat në një nivel tjetër shumë emocionues. Është projekt i përparuar që kombinon muzikën dhe teknologjinë dhe jam e sigurt që fansave do u pëlqejë shumë.” – është shprehur këngëtarja në lidhje me këtë bashkëpunim.

Jaguar kanë për qëllim që me ndihmën e Duas të promovojnë tipin e ri të veturës elektrike I-Pace.

“Jam shumë e ngazëllyer që vetura ime e parë do të jetë I- Pace. Ky do të jetë një rrugëtim i ri për gjeneratën elektrike të veturave.”