KosovaLive360

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijevic, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim Todosijevic dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simic.

Ndërkaq, Mirjana Jevtic, është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Të Rekomanduara