KosovaLive360

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori  pjesë në shënimin e 13- vjetorit të themelimit të gjimnazit “LOYOLA”, në Prizren, ku fillimisht në ambientin e këtij gjimnazi, u prit nga drejtori Pater Alex Bodefeld.

Në këtë shënim, ku të pranishëm ishin përfaqësues të jetës politike, kulturore, religjioze të vendit, kryeministri tha se ky institucion arsimor i rrit parametrat e mesatares së arsimit në Kosovë.

“I gëzohem suksesit të “LOYOLA”-s dhe sot kam ardhur t’ju them se edhe pse keni kaluar nëpër vështirësi, Qeveria e Republikës së Kosovës, do ta përkrahë këtë gjimnaz, si një institucion shumë i rëndësishëm për fëmijët, për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik me vendet si Gjermania, Austria dhe vendet e tjera demokratike”, tha Haradinaj.

Haradinaj përmendi edhe vendimin e sivjetmë që kampin ushtarak të KFOR-it gjerman në Prizren ta shndërroj në kamp ekonomik dhe inovativ, si pjesë e vendosshmërisë për zhvillim ekonomik të vendit.

E pikërisht për këtë projekt kaq të rëndësishëm të vendit, kryeministri Haradinaj ftoi të gjithë që të kontribuojnë në këtë nismë, për ta konkretizuar në një storie të suksesit për Kosovën por edhe për rajonin.

Ndërkaq, drejtori i gjimnazit “LOYOLA”,  Pater Alex Bodefeld, duke falënderuar kryeministrin Haradinaj për përkrahjen e vazhdueshme,  tha se ky gjimnaz do t’i shërbejë rinisë së Kosovës.

Të Rekomanduara