KosovaLive360

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim aktivisten për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe themeluesen e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasa Kandic.

Kryeministri ka shprehur kënaqësinë për takimin, i cili po zhvillohet në vigjilje të Samitit të Londrës, ku pritet që vendet e Ballkanit Perëndimor ta nënshkruajnë Deklaratën e përbashkët për evidentimin, burimet kredibile dhe rrethanat e vrasjeve në luftërat e viteve ’90 në këto hapësira. Me këtë akt synohet që të mos lejohet mundësia e falsifikimit të historisë.

“Të veprosh në një ambient të pasigurt dhe të mos i ndash viktimat në ‘të tyret dhe tonat’,  por të kërkosh drejtësi për ta dhe satisfaksion moral, është jo vetëm humanizëm i pashoq por edhe guxim qytetar e njerëzor”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri ka falënderuar Natasa Kandic për punën e madhe që ka bërë rreth evidencës së të vrarëve dhe të zhdukurve në konfliktin e Kosovës dhe ka theksuar se të dhënat e publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, janë ende të dhënat më kredibile.

Në fund të takimit, kryeministri Ramush Haradinaj për kontributin e madh, i ka dhuruar Natasa Kandic-it, “Hartën e Artë të Kosovës”.

Të Rekomanduara