KosovaLive360

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Lebet.

Ambasadori Jean Lebet e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj duke u shprehur shumë i kënaqur me një fillim të shpejtë dhe produktiv të kryeministrit dhe se ai do të vazhdojë të jetë mbështetës i Kosovës.

Ai përmendi se do të vazhdojë ta bëjë këtë në një mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë siç ndodh mes miqve të ngushtë.

Kryeministri Haradinaj mirëpriti dhe pranoi të gjithë opinionin pozitiv dhe siguroi se do të punojë ngushtë me Ambasadën e shtetit të Zvicrës.

Të Rekomanduara