KosovaLive360

Environmentally Responsible Action (ERA) group organizoi në Mullirin e Haxhi Zekës hapjen solemne të ekspozites së fotografisë Green Belt 2017 ku u ekspozuan 50 fotografi. Në këtë event u ekspozuan koleksionet e fotografitë e tre fituesve të gares Green Belt në Kosovë: Gzim Sinani, Milot Tafilaj dhe Fatlinda Daku, si dhe udhëtimi përmes fotografive të pjesmarrësve të udhëtimit ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal të zi për festimin e Ditës vjetore të Brezit të Gjelbër të Ballkanit. Një vlerë e shtuar e kësaj ekspozite është se fituesit e gares për Kosovë Gzim Sinani dhe Milot Tafilaj ndajnë vendin e tretë në nivel ndërkombëtarë ku garuan 8 shtete me 400 fotografi.

Ekspozita u hap nga drejtoresha e programeve të ERA’së Ellen Frank Lajqi e cila shpjegoi për të pranishmit rolin dhe rëndësinë e iniciatives Green Belt dhe ndau çertifikatat për fituesit. Ekspozita u mirëprit shumë dhe u pëlqye nga të pranishmit(përafërsisht 50 qytetarë, përfaqësues të institucioneve,të rinjë etj)dhe u përmbyll me një koktell me ushqime tradicionale nga Slow Food Dukagjini.

Green Belt ose Brezi i Gjelbër simbolizon përpjekjet evropiane për aktivitete të përbashkëta ndërkufitare në ruajtjen e natyrës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe lidhjen e njerëzve me natyren. ERA është duke zbatuar projektin “Mbrojtja e biodiversitetit në Ballkan – Forcimi i Bashkëpunimit përgjatë Rripit të Gjelbër Ballkanik”, i cili kontribuoi në njohjen e Brezit të Gjelbër në Kosovë, si dhe në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e Biodiverzitetit. Ky projekt është mbështetur nga EuroNatur, DBU, dhe Unioni Evropian.

Të Rekomanduara