KosovaLive360

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, trupi gjykues shpall fajtorë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha.

Ata janë shpallur fajtorë për gjuajtjen me granatë të objektit të Kuvendit të Kosovës, më 4 gusht 2016.

Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim, Atdhe Arifi me 6 vjet burgim, Egzon Haliti me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe Adea Batusha është dënuar me 2 vjet burgim.

Gjatë shqiptimit të dënimeve nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, familjarët e të akuzuarve kanë ngritur zërin në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të Gjykatës, menjëherë ka reaguar policia e cila ka qetësuar situatën dukje i nxjerrë jashtë disa prej familjarëve.

Palët mbrojtëse kanë paralajmëruar ankesë ndaj vendimeve në Gjykatën e Apelit.

Të Rekomanduara