KosovaLive360

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Gardhi’ nga Lendita Zeqiraj pati parapremierën në Paris me datë 9 nëntor 2017 në Cinéma Le Méliès, – Montreuil e organizuar nga bashkëprodhuesi francez Sacrebleu Productions.

Kjo parapremierë priti në Paris njerëz të rëndësishëm nga industria e filmit, regjisorë, producentë dhe investitor të fondacioneve të ndryshme. Prezent ishin edhe regjisorja Lendita Zeqiraj dhe producenti Bujar Kabashi.

‘Gardhi’ është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni  – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë film luajnë: Ilire Vinca, Arti Lokaj, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.

Të Rekomanduara