Fuqia e nënvlerësuar e falenderimeve

Duke filluar nga gjyshja që ju ka bërë gurabije, kujdestari që është siguruar që ta keni klasën krejtësisht të pastër dhe miku që ju ka ndihmuar ta kaloni atë periudhën e vështirë pas ndarjes, njerëzit mund të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaja, në mënyra të vogla apo të mëdha.

A e keni kthyer ndonjëherë kokën mbrapa dhe jeni ndjerë se nuk i keni falenderuar mjaftueshëm?

Në hulumtimin e ri nga Universiteti i Teksasit u vëzhgua se si dërguesit dhe marrësit i perceptonin falenderimet. Dhe zbulimet japin një arsye të fortë se pse nuk duhet ta minimizojmë mirënjohjen tonë.

Hulumtuesit e dinë prej 15 vitesh se mirënjohja e përmirëson mirëqenien. Deri tani janë bërë shumë studime rreth kësaj,” tha autori kryesor Amit Kumar, profesor asistent i marketingut në shkollën e biznesit McCombs. “Çfarë më duket interesante është që edhepse kjo dihet mjaft mirë, njerëzit nuk shprehin mirënjohje aq shpesh.”

Në eksperiment morën pjesë rreth 100 studentë të cilët duhej t’i shkruanin dhe dërgonin një letër falenderimi një marrësi të zgjedhjes së tyre.

Rezultoi se studentët e nënvlerësuan vërtet faktin se sa mirë u ndjenë marrësit pasi i lexuan letrat.

Kumar shpjegoi se marrësit ishin “vërtet të lumtur” të dinin ndjenjat dhe mirënjohjen e dërguesve.

“Kushton shumë pak, por dobitë janë më të mëdha se sa njerëzit e imagjinojnë,” tha në fund Kumar.

Ndaj merrni një letër apo hapni një mesazh të ri në email dhe provoni të shkruani një shënim apo letër që t’i thoni dikujt faleminderit.