KosovaLive360

Njësiti i specializuar i Kërkim-Shpëtimit në Ujëra i FSK-së, rreth orës 11.30, arriti ta gjejë trupin e pajetë të 82 vjeçarit, Mustafë Haxhisë, i cili kishte rënë në lumin Erenik të Gjakovës, më datë 06.01.208.

Ekipet e Kërkim- Shpëtimit të FSK-së, pas marrjes së informacionit se një person ishte zhdukur në ujërat e lumit Erenik të Gjakovës, u angazhuan në kërkimin e trupit të tij dhe pas një kërkimi përgjatë rrjedhës së lumit në gjatësi prej 9 km, arritën ta gjejnë trupin e pajetë të të ndjerit, në kilometrin e gjashtë të rrjedhës së Lumit Erenik.

Trupi i pajetë iu dorëzua Policisë së Kosovës.

Në këtë operacion ishin të angazhuar edhe Drejtoria për Emergjenca e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Policia e Kosovës, një ekip mjekësor i emergjencës së spitalit të Gjakovës dhe zjarrfikësit e Gjakovës.

Të Rekomanduara