Fondacioni Jahjaga prezentoi projektin për rolin e mediave në promovimin e grave në qeverisje

Fondacioni Jahjaga prezentoi projektin, ”Roli i mediave në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”, i cili përkrahet nga ATRC dhe USAID.

Ky projekt parasheh realizimin e dy trajnimeve në fusha si avokimi dhe të folurit publik me gra në pozita udhëheqëse dhe gra nga kuvendet komunale të tri komunave (Prizren, Shtërpcë e Ferizaj), si dhe trajnime me gazetarë për raportimin gjinor në mënyrë që të rritet vetëdija shoqërore për rolin e grave dhe luftohen stereotipet gjinore.

Presidentja Jahjaga, në fjalën e saj hyrëse u fokusua në rolin e gruas në pozita vendimarrëse duke theksuar nevojën që gratë të jenë të përfaqësuara denjësisht në politikë.

Mexhide Mjaku Topalli, kryetare e grupit të grave deputete në Kuvendin e Kosovës vuri në pah arritjen e barazisë gjinore si kruciale për mbrojten e të drejtave të njeriut e funksionimit të demokracisë ndërsa përfaqësueset e zërit të grave lokale, Kristina Gashi Bytyçi – kryesuese e Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe Sadije Jakupi – kryesuese e Grupit jofromal te grave në Prizren prezentuan sfidat që kanë në komunat respektive dhe vullnetin e përdtishëm për avancimin e pozitës së gruas.