KosovaLive360

20 Prill 2017
FMN vazhdon ta mbështes ATK

Fondi Monetar Ndërkombëtar në vazhdimësi ka mbështetur proceset e Administratës Tatimore të Kosovës, edhe këtë herë në mënyrë që të përmirësohet edhe më shumë përmbushja e obligimeve tatimore, ky mision i ka ofruar asistencë teknike ATK-së.

Qëllimi i misionit është ofrimi i këshillave në drejtim të zhvillimit të procedurave për trajtimin e mosdeklaruesve dhe borxhit tatimor.

Gjithashtu, vlen të theksohet se ky mision është vazhdimësi e tri misioneve tjera,  ku do të diskutohet edhe për progresin e arritur në zbatimin e rekomandimeve paraprake.

Të Rekomanduara