KosovaLive360

Të martën tek restorant “Te Rrethi”, Federata e mundjes së Kosovës bëri përzgjedhjen e mundësve më të mirë për vitin që po e lëmë pas. Kështu, në një ambient festiv, ku ishin të pranishëm edhe shumë mysafirë nga sfera të ndryshme të jetës, komisioni kishte vendos që mundës të vitit për vitin 2016, të zgjedhet, Edon Shala (senior), kurse pionier i vitit të jetë Urim Qaili dhe Venera Asllani tek femrat. Tek kadetët, Gani Halili, kurse tek junioret primati i ra Sabri Curri.

Po ashtu u zgjedhën edhe puntorët sportiv, kështu trajner më i mirë është Sulejman Shala, klubi më i mirë KM Prizreni, punëtor sportiv, Qamush Brava, refer më i suksesshëm Ridvan Kalanderi, kurse mirënjohje iu nda edhe trajnerit Ferat Ramadani për avancimin e sportit të femrave.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i FMK-së, Naim Muja i cili para të pranishmëve përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe i njëjti iu shprehi suksese edhe në të ardhmen mundësve të tij. Cekim se Muja me punën që ka bërë me federatën e mundjes së Kosovës ka ndikuar shumë në pranimin e kësaj federata me drejta të plota në Federatën botërore të mundjes. Kurse i njëjti sivjet mori mandatin edhe të delegatëve që të udhëhiq me këtë institucion sportiv edhe për 4 vitet e ardhshme.

Laureatet e vitit  2016

Pionieri i vitit  2016

1. Urim Qaili

2. Auron Syla

3.Albin Shehu

4.Endrit Tixhaj

5.Seid Kukaj

Pionierja e vitit 2016

1.Venera Asllani

2.Qendresa Krasniqi

3.Diellza Krasniqi

4.Njomza Krasniqi

Kadetet e vititi 2016

1.Gani Halili

2.Samir Neziri

3.Arlind Selimi

4.Armend Kuka

5.Albian Kokollari

Junior i vitit 2016

1.Sabri Curri

2.Ramiz Huneli

3.Alban Deliaj

4.Arlind Curri

5.Burim Kastrati

Senior i vitit 2016

1.Edon Shala

2.Alban Sopa

3.Bujamin Berisha

4.Kastriot Sedolli

5.Drillon Syla

Të Rekomanduara