KosovaLive360

21 Shtator 2017
“Eshtrat që vijnë vonë” fiton katër çmime në Maqedoni

Me ftesë zyrtare të drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit ‘Risto Siskov’ në Strumicë të Maqedonisë – Teatri Kombëtar i Kosovës, ka pas nderin të hap Edicionin e 25-të të këtij eventi me shfaqjen ‘Eshtrat që vijnë vonë’ të Teki Dërvishit.

Këtë festival të rëndësishëm ndërkombëtar i cili është mbajtur me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, e ka hapur kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Të pranishëm në shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës,  ishin edhe ministri i Kulturës  të Republikës së Maqedonisë, ambasadorë të akredituar dhe personalitete rajonale e ndërkombëtare të botës së teatrit. Shfaqja kosovare ‘Eshtrat që vijnë vonë me tekst të Teki Dërvishit e regji të Martin Kochovskit, u percoll nga një publik i zgjedhur prej më shumë se 700 vetash.

Në tryezën e rrumbullakët të organizuar me rastin e premieres kosovare, kritikë eminent të rajonit, vlerësuan lartë shfaqjen e TKK-së, tekstin, regjinë, ansamblin, strukturën dhe gjuhën avangarde të shfaqjes.

Megjithatë, në mediat e instrumentalizuara nga ekstremi shovenist , media të oligarkive të deplasuara politike të dedikuara për të prodhuar ‘fake news’, shfaqja kosovare u cilësua si projket që promovon ‘Shqipërinë e madhe’.  Në përfundim të festivalit, juria shtatë antarëshe, në krye me  Zija Sokolovic-in nga Bosnja dhe dramaturgun e njohur bullgar Stefan Jankov, i ndau katër çmime autoriale për shfaqje kosovare: Eshtrat që vijnë vonë, ka fituar çmimin për: Tekstin më të mirë  – Teki Dërvishi, Regjia më e mirë – Martin Kochovsky, Kostumet më të mira- Juliana Nojman, Koreografia më e mirë.

Vitin e kaluar shfaqja ‘Eshtërat që vijnë vonë’ kishte fituar Gran Prix /Çmimin e madh/ të Festivalit Evropian të Teatrit në Bukuresht të Romanisë.

Të Rekomanduara