Epoka e zilisë: Si të jemi të lumtur kur jeta e njerëzve përreth duket e përkryer

Rrjetet sociale kanë krijuar një botë në të cilën të gjithë duken të lumtur-përveç nesh. A ekziston ndonjë mënyrë që njerëzit ta frenojnë inatin e tyre?

Ne jetojmë në epokën e zilisë. Zili rreth karrierës, kuzhinës, fëmijëve, ushqimit, pushimeve. Thoni çfarëdo emri dhe ekziston një lloj zilie për të.

Profesori i psikologjisë në Universitetin e Michiganit thotë se me shfaqjen e rrjeteve sociale “zilia ka kaluar në ekstrem”.

Këto krahasime nuk janë realiste, thotë psikologia klinike Rachel Andrew. “Të gjithë e dimë se imazhet mund të filtrohen, se njerëzit po e shfaqin vetëm anën më të mirë të jetës së tyre”. Ne i mbajmë pajisjet e përforcimit të zilisë kudo me vete në xhepat tanë, flemë me to nën jastëk, dhe na joshin 24 orë në ditë, në momentin kur zgjohemi e madje edhe në mes të natës.

Për këtë, Dryden, terapist i sjelljeve kognitive, thotë se duhet të mendoni se çfarë do t’i mësonit një fëmije. Qëllimi është që të zhvillohet një filozofi, një mënyrë e të qënit që ju lejon të kuptoni kur dikush ka diçka që ju e doni por nuk e keni dhe ta kuptoni se mund të mbijetoni edhe pa të dhe se edhepse nuk e keni nuk ju bën më pak të vlefshëm si person.

Mund të provojmë edhe të ndryshojmë mënyrën si i përdorim zakonisht rrjetet sociale. Shumicën e kohës, njerëzit e përdorin Facebook-un në mënyrë pasive dhe jo aktive, duke lexuar në vend se të postojnë, dërgojnë mesazhe apo komentojnë.

Ndoshta, secili prej nesh duhet të mendojë më me kujdes kur i përdorim rrjetet sociale në mënyrë aktive, të mendojmë se çfarë po mundohemi të themi dhe pse- dhe se si paraqitja jonë virtuale mund t’i kontribuojë kësaj epoke të zilisë në të cilën jetojmë.