Edukimi special për sektorin joqeveritar dhe mediat e pavarura

Sa Druge Strane – qershor 2018 – Pushteti në Republika Srpska ka ndërmend të sjellë Ligjin mbi transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse, që do të ishte goditje e drejtpërdrejtë mbi sektorin joqeveritar, por parasegjithash, në mediat në këtë entitet të Bosnjë-Hercegovinës që funksionojnë fal donatorëve të jashtëm.

Qëllimi i Ligjit është krejtësisht i qartë – pushteti aktual në Banja Lluka do që organizatat joqeveritare, që financohen nga donacionet e jashtme, t’i paraqet si mercenarë dhe, me këtë, edhe si tradhtarë vendor. Analogjikisht me këtë, pushteti, i cili qëndron pas një zgjidhjeje të tillë drakoniane, retrograde, matur me kutin e establishmentit, është pushtet patriotik.

“Patriotët, kuptohet, janë ata që janë në pushtet dhe që i drejtojnë të gjitha këto procese, e nga ana tjetër, i keni organizatat joqeveritare, që etiketohen si mercenarë dhe tradhtarë, ndërkohë që për këtë nuk ka kurfarë provash”, vlerëson bllogeri Srđan Puhalo.

Kjo matricë që moti është aktuale në këtë entitet, regjimi i Milorad Dodik-ut tashmë një kohë tepër të gjatë mbijeton mbi të, e dërgimi i Projektligjit mbi transparencën e punës së organizatave joprofitabile në Kuvendin Popullor, dhe këtë me procedure urgjente, dëshmon se është e nevojshme të gjendet një “armik i prekshëm” në fushatën parazgjedhore që duhet të pasojë.

“Nëse kronologjikisht e shikojmë, në esencë, krejt ajo që e intereson këtë pushtet është që t’i mbajë gjerat nën kontroll. Krejt ajo që i shmanget kontrollit të saj, realisht, krijon  problem, sikur që krejt ajo që e ka nën kontroll, ngjall një neveri të lehtë të të gjithë atyre njerëzve që punojnë aty”, konsideron kryeredaktori i projektit “Buka” (Zhurma), Aleksandar Trifunović.

Ky “armik i prekshëm” është, si konsideron pushteti, sektori joqeveritar, përfshirë edhe disa media, më saktësisht portale, që i prekin dukuritë deviante në shoqërinë në të cilën jetojmë.

“Ajo që është me rëndësi  këtu, në fakt, është që të keni një fotografi bardh-e-zi, në të cilën ata njerëz që i quani mercenarë dhe tradhtarë, i diskreditoni gjithqysh- jo vetëm punën e tyre, por edhe si njerëz, si persona. Realisht, të nesërmen çdo budallë në rrugë ka të drejtë t’ju ndalojë, t’ua çajë kokën, sepse dikush nga pushteti, kryetari i Republika Srpska ose ndonjë politikan ka thënë se jeni mercenarë i huaj dhe tradhtar i popullitt”, thekson Puhalo.

Dërgimin e ligjit në procedurë urgjente nuk e ka penguar as dokumentacioni përcjellës që shkon me ligjin, dhe ku theksohet se ai është i pazbatueshëm.

Kryetari i RS Milorad Dodik ka paralajmëruar sjelljen e këtij ligji deri në fund të verës, duke theksuar se është në harmoni me praktikën në shumë vende.

“Askush nuk i pengon ta vazhdojnë punën, por kjo do të duhej të kontrollohej nga aspekti i informimit të publikut – “kush sa mori dhe çfarë bën””, ka thënë Dodik (9 qershor 2018 – burimi Srna).

Një nga dëmtuesit më të mëdhenj në këtë hapësirë, në Republika Srpska, është pushteti aktual, i cili ka arritur që tashmë mbi dhjetë vjet të pushtetit absolut, të na zhyt në borxhe miliardash të parave të jashtme për të cilat na kritikon neve, entitetin, që t’ua lë borxhet gjeneratave që po vijnë e që, në fakt, sipas asaj që mund të shihet, nuk dëshirojnë të mbesin këtu. Këta njerëz po largohen”, thekson Trifunović.

Nga Qeveria e Republika Srpska ka arritur sqarimi se bëhet fjalë për një akt të përshkruar nga legjislacioni amerikan, që është një formulim krejtësisht I pasaktë. Por, është shumë interesant, meqë kishte arritur edhe deri te vet kryetari i Rusisisë, Vladimir Putin, të cilin Dodik, gjatë takimit në Shën Petersburg, e kishte informuar se, si ishte shprehur, po punohet drejt rrënimit të Republika Srpska-s.

“E njoftova Putinin me shumë projekte që shkojnë drejt dobësimit të Republika Srpska-s. E njoftova me ndarjen e parave të mëdha, para se gjithash, të amerikanëve, të cilët investojnë 12 milionë dollarv për ndihmë mediave dhe gjashtë millionë për programin e ashtuquajtur të pengimit të ndikimit rus, që është një gjë që në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Bosnjë mund të drejtohet vetëm kundër nesh. Nëse kësaj i shtoni edhe britanikët, që kanë një program të ngjashëm, dhe shumë të tjerë që kanë programe të fshehta, kjo flet se sa para janë bërë gati që Republika Srpska të destabilzohet dhe të sillen të dëgjueshmit, të cilët do të duhej të orientonin Republika Srpska, para se gjithash, nga asgjësimi i saj”, ka thënë Dodik për RTRS, pas takimit me Putinin, më 25 maj, në Shën Petersburg.

Është e vërtetë se nga SHBA-të plasohet ndihma sektorit joqeveritar dhe mediave, por asistenca por asistenca vjen edhe nga organet e pushtetit në Republika Srpska, asaj pjese të OJQ-ve dhe mediave që janë nën kontrollin e saj. E kjo pjesë fare nuk është përfshirë me ligjin. Mjafton të rikujtohet se mu qeveria e Dodik-ut, nga fillimi i vitit 2010, mediave u kishte ndarë 14 milionë marka.

“Kurrë s’kemi parë asnjë raport se çfarë kanë bërë ata njerëz që i morën ato para, dhe me ato media dhe me ato para, me paratë tona”, pohon Trifunović.

Tregimi rreth donacioneve është, pa dyshim fare vetëm një shkas i thjeshtësuar për Projektligjin mbi transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse, e shkaku i vërtetë qëndron në dëshirën e pushtetit, të shprehemi kështu kolokuialisht, t’ua mbyllin gojën atyre pak kritikëve në Republika Srpska.

“Çdo herë kur ndodh çfarëdo bunti, çfarëdo proteste, gjithmonë iniciohet kjo çështje dhe tentohet që edhe fajësia edhe vëmendja të kthehet nga dofarë qendrash të huaja të fuqisë që udhëheqin të gjithat. Në fakt, qëllimi është të ngulfatet çfarëdo lloj kritike”, konsideron  Ivana Korajlić nga Transparency International-a BiH (TI BeH).

Sidomos është interesant që Dodik-u për krejt këtë e kishte informuar Putinin, kryetarin e shtetit që qysh më 2012 kishte sjellur ligjin që të gjitha OJQ-të, që marrin ndihmë të huaj financiare, të paraqiten si “agjentë të jashtëm”.

Ky ligj në Rusi më 2015 është mbindërtuar me një tjetër, që mundëson ndalesën e punës së organizatave joqeveritare të cilat autoritetet ruse dhe kryetari Putin i konsiderojnë të padëshirueshme.

Nuk ka fare dilemë se Dodik kultivon ambicje Putiniane ndaj sektorit joqeveritar, meqë në Projetkligj precizohet se organizatave joprofitabile nuk u lejohet aktiviteti politik.

“Këto aktivetete janë definuar madje si çfarëdo forme të ndonjë veprimi drejt formësimit të opinionit publik, veprimit ndaj institucioneve dhe ngjashëm, që është krejtësisht absurde, meqë që është krejtësisht absurde, meqë çdo organizatë që vepron në një fushë të caktuar, kryesisht i orienton aktivitetet e saj për avancimin e disa gjërave, tenton të ndikojë në procesin e vendimarrjes, të informojë publikun… Del se çdo formë veprimi shkon drejt formësimit të opinionit publik”, sqaron Korajlić.

Edhe OJQ-të e kanë ngritur zërin, duke protestuar ashpër kundër imponimit të një zgjidhjeje të këtillë ligjore, të cilës nuk i dihet as propozuesi.

Deri në fund të verës, kur Dodik ka paralajmëruar miratimin e ligjit, ka mbetur ende kohë dhe disa sesione të kuvendit. Pushteti aktual, që është interesant, përnjëherë hesht rreth këtij dokumenti, ai është ende në procedurë, dhe nëse miratohet, do ta kthente shoqërinë në epokën më të errët të mesjetës.

“Unë nuk e kam ndërmend që nga askush të marrë leje për punë. Nëse kushtet do të jenë të tilla, të patolerueshme për punë, dhe nëse mua më duhet të kërkojë leje për të menduar, unë nuk do të jetoj këtu. Dhe këtë e them haptas. Kjo është forca e shumicës dhe unë nuk dua të pajtohem me këtë presion. Kjo do të thoshte se unë pajtohem me joliri, do të thoshte se pajtohem të punojë në rrethanat në të cilat njerëzit i kanë djegur për shkak të lirisë së mendimit”, ka përfunduar kryeredaktori i “Buka”.