KosovaLive360

18 Mars 2017
EC Ma Ndryshe: Trotuare të qasshme për të gjithë

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK, të shtunën, kanë realizuar performancën publike “Trotuare të qasshme për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj neglizhencës dhe pasivitetit të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e lëvizjes së lirë në trotuaret dhe rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur një pjerrinë në një trotuar (në Urën e Arastës) në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe lëvizje të lirë dhe më të sigurt brenda zonës urbane.

Në hulumtimet e EC-it, viteve të fundit, qytetarët kanë veçuar si njërin prej shqetësimeve kryesore çështjen e lëvizjes së lirë në trotuare, gjëqë  duhet të  kenë një  adresim nga institucionet përgjegjëse.

Performanca publike “Trotuare të qasshme për të gjithë” është realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së Personave me Aftësi të Kufizuara dhe të rinjve në projektimin e “Prizrenit pa pengesa”.

Projekti financiarisht përkrahet nga USAID nga programi E4E, dhe mbikëqyret nga ATRC derisa zbatohet nga EC Ma Ndryshe dhe OPDMK.

Ju faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin tuaj dhe hapësirën mediale që po na ofroni.

Të Rekomanduara