KosovaLive360

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Gjakovës, përmes subvencioneve të përcaktuara për këtë vit, sot ka ofruar një mbështetje për njëzet e pesë fermerë të Gjakovës, të cilët do të jenë përfitues të motokultivatorëve të dorës.

Këto pajisje për fermerë do të ju krijojnë lehtësira dhe kualitet në punë, të cilat janë mundësuar gjithashtu edhe me kontribut të vet fermerëve. Vlera e përgjithshme e projektit është tetë mijë euro, ku komuna ka kontribuar me tetëdhjetë përqind të shumës, apo me gjashtë mijë e katërqind euro, ndërsa fermerët përfitues do të kontribuojnë me njëzet përqind të shumës apo, një mijë e gjashtëqind euro në total.

Me këto projekte, ne po mundohemi të rrisim kapacitetet në fushën e bujqësisë në komunën tonë, pasi që kemi mjaft resurse dhe potencial të zhvillimit prandaj duhet të motivojmë fermerët përmes pajisjeve bashkëkohore në fushën e bujqësisë. Duke ofruar mbështetje konkrete, ne ndihemi të lehtësuar se jemi krah bujqve e në këtë mënyrë po e  përmirësojmë infrastrukturën bujqësore ku presim arritje dhe rezultate konkrete” ka theksuar Bekim Ermeni, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Drejtori Bekim Ermeni, gjithashtu ka bërë të ditur se edhe kësaj here subvencionet janë ndarë në baza proporcionale, pra nga pesë fermerë përfitues nga pesë rajonet e komunës së Gjakovës.

Të Rekomanduara