KosovaLive360

6 Korrik 2017
DOKU.TECH-u vazhdon me edicionin tradicional gjatë DokuFest-it në Prizren

Me datën 05 Gusht, konferenca teknologjike DOKU.TECH do të mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren si pjesë e festivalit te filmit, DokuFest. Për të katërtin vit me rradhë, DOKU.TECH-u sjell mendjet më të ndritura fushën e teknologjisë, inovacionit dhe dizajnit në Kosovë për të diskutuar Frikën, Shpresën dhe Gjithcka në Ndërmjet.

DOKU.TECH është një ndër konferencat lidere të teknologjisë në Ballkan. Ky event annual tre-ditorë bashkon individë dhe talentë të teknologjisë me krijuesit e së ardhmes, ekzekutivët dhe shpikësit teknologjik. Gjatë tri viteve te fundit, kjo konferencë ka pasur më shumë se 4,000 pjesëmarrës dhe më shumë se 50 folës me famë botërore.

Këtë vit ndër folësit e konferences do të jenë personi i cili ka zhvilluar ueb-faqe që nga krijimi i uebit, një trajner i startup-eve, një udhëtar dhe student i jëtes e shumë individë të tjerë interesantë!

Të Rekomanduara