Dita botërore e shëndetit mendor: Anglia emëron ministër për parandalimin e vetëvrasjeve

Anglia ka emëruar një ministër për parandalimin e vetëvrasjeve pasi që ka qenë mikpritur samitin e parë botëror mbi shëndetin mendor. Në këtë samit kanë marrë pjesë mbi 50 shtete.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se emërimi i ministrit Jacki Doyle-Price në rolin e ri do të ndihmojë në parandalimin e e vetvrasjeve.

Përderisa numri i vetvrasjeve është duke rënë, 4,500 njerëz vrasin veten çdo vit.

Duka dhe  Dukesha e Cambridge gjithashtu kanë marrë pjesë në mbledhjen e organizuar nga sekretari Matt Hancock ku është organizuar kjo temë.

Përveç kësaj, qeveria ka premtuar më shumë mbështetje për shkollat duke sjellur më shumë skuadro për përkrahje të shëndetit mendor dhe ofruar ndihmë në matjen e shëndetit të studentëve- përfshirë shëndetin e tyre mendor.

Kryeministrja May tha: “Ne mund t’i japim fund njollës që ka bërë shumë njerëz të vuajnë në heshtje dhe parandalojmë tragjedinë e vetvrasjeve.”

Bashkë me këtë njoftim, kryeministja May, gjithashtu premtoi  1.8 milion funta për organizatën bamirëse “Samaritans” në mënyrë që kjo organizatë të vazhdojë të ofroj ndihmë falas për katër vitet e ardhshme