KosovaLive360
KosovaLive360

Ministria e Diasporës, dy javët e fundit, ka nisur një kontingjent me  rreth 100 mijë libra të ndryshëm, revista “URA” dhe harta shkollore në vendet ku jeton dhe vepron mërgata e Kosovës.

Prej tyre, 75.200  janë libra shkollorë (niveli 1.2.3), 400 lektyra shkollore dhe abetare, 420 libra të ndryshëm për të rritur, 162 libra në gjuhën boshnjake, 18.700  revista për fëmijët në mërgatë “URA” dhe 4.240 harta shkollore të Republikës së Kosovës.

Librat, revistat dhe hartat janë dërguar në të gjitha vendet ku jeton dhe vepron mërgata e Kosovës: në vendet skandinave (Suedi, Finlandë, Danimarkë, Norvegji), në Gjermani, Belgjikë, Britani të Madhe, Francë, Zvicër, Austri, Itali, Slloveni, Kroaci, SHBA, Kanada dhe Australi.

Dy javët e ardhshme  do të dërgohen edhe  4.600 libra shkollorë, 500 lektyra shkollore , mbi 600 revista “URA dhe 1.500 harta shkollore të Republikës së Kosovës. Ky kontingjent do të dërgohet në Suedi dhe në vendet e tjera skandinave, në Australi, Hungari dhe në Greqi.

Në muajt  mars, prill, maj dhe qershor të këtij viti, në vende të ndryshme ku jeton dhe vepron mërgata e Kosovës, Ministria e Diasporës ka dërguar  rreth 4 mijë lektyra shkollore dhe libra shkollorë të nivelit 1 dhe 2,  mbi 2.700 libra për të rritur dhe rreth 15 mijë revista për fëmijë “URA”. /kl/

Të Rekomanduara