KosovaLive360

Kampion i Raiffaisen Streetball Kosova 2017 është ekipi Che Bar, që mbron titullin edhe një herë tjetër.

Në finale ata mposhtën ekipin Shmekat, 21:20.
Kështu, Che Bar, Shmekat, dhe Air Force One si fitues i vendit te trete, u kualifikuan në garën e Raiffaisen Streetball Kosova International 2017, që po zhvillohet këtë të shtunë nga ora 15:00, në sheshin ”Zahir Pajaziti”.

Fituesi i garës vendore Raiffaisen Streetball Kosova 2017, morri edhe 400 euro si shpërblim, derisa vendi I dytë 200, kurse që të dy këto ekipe së bashku edhe me ekipin që u radhit I treti, po luftojnë këtë të shtunë në Raiffaisen Streetball Kosova International 2017, për cmimin kryesor, prej 2000 euro të vendit të parë, si dhe biletën për pjesëmarrje dhe udhëtim në Berlin Challenger 2017.

Viti 2017-të, është një vit shumë i rëndësishëm për Streetballin, pasi zyrtarisht basketbolli 3×3, është pranuar si disiplinë olimpike dhe debutimin e vet do ta ketë në LOV Tokio 2020.

Të Rekomanduara