KosovaLive360

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Giovanni Fungo, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e cila u vlerësua stabile.

Megjithatë, ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë.

Në këtë takim u konstatua se bashkëpunimi midis MPB-së dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe i frytshëm.

Të Rekomanduara