Bank of England i lë në pritje normat e interesit për shkak të pasigurive të Brexit

Bank of England i ka lënë në pritje normat e interesit në 0.75 përqind sikurse pritej, por ka paralajmëruar “pasiguri më të madhe” rreth negociatave për Brexit.

Komiteti i Politikave Monetare të Bankës (KPM) votoi 9-0 për t`i lënë normat të pa ndryshuara.

Një e katërta e përqindjes së rritjes muajin e kaluar i çoi normat në nivelin më të lartë prej marsit të vitit 2009.

Banka Qendrore Evropiane gjithashtu i ka mbajtur normat e interesit për eurozonë të pandryshuara në 0% të enjten.

KPM-ja tha se në minutat e mbledhjes së tyre të shtatorit kishe frikë rreth largimit të Mbretërisë së Bashkuar (MB) nga BE-ja, pa një marrëveshje të arritur.

“Që nga mbledhja e kaluar e komitetit, ka pasur tregues, më së shumti në tregjet financiare, për një pasiguri të madhe rreth zhvillimeve të ardhshme në proceset e tërheqjeve”, tha KPM.

Stafi rajonal i bankës raportoi se bizneset janë duke i shtypur çmimet dhe duke u mbajtur për investimet para Brexit-it.

Sidoqoftë, kjo e ka rritur parashikimin për rritje ekonomike të MB-së në qerekun e tretë nga 0.4% në 0.5%, pjesërisht për shkak të shpenzimeve më të mëdha të konsumatorëve ngjatë verës së nxehtë të pa zakonshme.

KPM-ja paralajmëroi rreziqe të rritura në rritjen globale pas tensioneve tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës dhe turbulencave në disa tregje në zhvillim.

Sterlina ishte e ulët në 1.3051 dollarë dhe 1.1221 euro pas shpalljes së vendimit.

Ruth Gregory nga Capital Economics tha se dy rritje të pritura të normave vitin tjetër dhe dy të tjera në vitin 2020, që do t`i sillnin normat në 1.75%, duke supozuar se marrëveshja për Brexit është arritur dhe ekonomia është mbajtur mirë.
“Kjo do të ishte mbi pritjen e tregut për vetëm dy rritje gjatë tri viteve të ardhshme – por prapë e qëndrueshme me udhëzimet e KPM”, tha ajo.

Ben Brettell nga Hargreaves London tha: “Krijuesit e policave janë të vendosur për ‘pritni dhe shihni’ pasi i kanë rritur normat muajin e kaluar, dhe nuk do të pranojnë as të marrin parasysh një lëvizje tjetër derisa ta kenë një ide të qartë se si do të duket Brexit-i. Realisht maji i vitit të ardhshëm duket mundësia e parë në dispozicion për t`i rritur normat në 1%.”

Muajin e kaluar banka njoftoi se normat do të mund të kishte nevojë të rriteshin për 0.25 të përqindjes gjatë dy ose tre viteve të ardhshme për të sjellë inflacion, që është në 2.5%, në target.

Takimi i shtatorit i KPM-së zbuloi edhe se kufizimi i fundit i çmimit të energjisë i publikuar nga Ofgem do ta zvogëlonte inflacionin më shumë se që pritet sapo të hyjë viti 2019.