KosovaLive360

Pozita e Avokatit të Tatimpaguesit është themeluar me qëllim që të siguroj një mundësi më shumë për tatimpaguesit, që ti adresojnë shqetësimet lidhur me çështjet tatimore, për rastet kur tatimpaguesi konsideron se u janë shkelur të drejtat e garantuara me ligj.

Avokati i Tatimpaguesit është themeluar për t’ju ndihmuar tatimpaguesve të zgjidhin çështjet / problemet me administratën tatimore duke:

ü  u marrë me problemet e tatimpaguesve menjëherë dhe në mënyrë të paanshme, që nuk janë zgjidhur nëpërmjet procedurave standarde të ATK-së,

ü  ndihmuar tatimpaguesit që përballen me vështirësi;

ü  adresuar çështjet që dalin nga një interpretim i pasaktë i ligjeve tatimore, ose politikave apo procedurave të ATK-së;

ü  identifikuar çështjeve që ndikojnë në të drejtat e tatimpaguesit, rrisin ngarkesën për kryerjen e obligimeve ose ndryshe krijojnë probleme për tatimpaguesit dhe i vë në vëmendje të menaxhmentit të ATK-së ato çështje;

ü  rekomanduar ndryshime administrative dhe legjislative për të parandaluar probleme në të ardhmen.

Vetëm gjatë vitit 2017 numri i kërkesave të pranuara në Zyrën e Avokatit të Tatimpaguesve ishte 147, ku të bartura nga viti 2016 ishin 12 raste. Kjo zyrë ka pranuar gjithsej 159 kërkesa, prej të cilave të shqyrtuara janë 136, ku 63 përgjigje janë kthyer në favor të tatimpaguesve.

Zyra e Avokatit të Tatimpaguesve përveç shqyrtimit dhe përfaqësimit të tatimpaguesve, merret edhe me shqyrtimin e kërkesave për faljen e ndëshkimeve bazuar në dispozitat ligjore.

Pos tjerash, gjatë vitit 2017, Avokati i Tatimpaguesve ka marrë pjesë në 214 seanca të organizuara në Departamentin e Ankesave.

Të Rekomanduara