KosovaLive360

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 2 gusht ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2017.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,594.

Numri Potencial  183  166   175

Fitues  512  534  548

Totali i fituesve  1,594

Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 136,462, nëse e krahasojmë me periudhën e parë të vitit 2015  kur edhe ka filluar kampanja për nxitjen e qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal është pesë herë më i madh.Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet deri me datën 10 gusht 2017, ora 16:00.

Të Rekomanduara