ASUS sjell ZenBook Pro 15 me ScreenPad

Në vend të touchpad, kompania ASUS ka shtuar ScreenPad, një touchscreen 5.5 inç që mund të operojë në aplikacionet e veta. Kjo është karakteristika kryesore e kompanisë që është e paraparë për profesionistë kreativë.

ZenBook Pro 15 me ScreenPad (UX580) është pajisja e parë nga ASUS që ka kombinim të touchscreen dhe touchpad. Ka ekran Pantone 4K UHD, që sipas kompanisë, do të ofrojë riprodhim real të ngjyrave. Vetë ekrani është i rrethuar nga një kornizë 7.3mm e trashë, dhe ka maksimun të ndriçimit 400 nits me proporcion 1200:1.

Dikur më vonë edhe versioni 14 inç do të jetë në dispozicion.

ZenBook Pro nuk është laptop për lojëra, dhe i kombinuar me ASUS Pen, është i dizajnuar me qëllim që të përdoret nga profesionistët kreativë: video-montazherët, programuesit dhe dizajnerët.

ZenBook Pro i ri nuk duket sikur paraardhësi i tij: edhe pse e ka trashësinë e njëjtë (18.9mm i gjatë), dhe peshën (1.88 kg). Tastet mbeten të njejta edhe pse nuk shkojnë shumë me këtë model të ri.

Kompania beson se ky laptop do ta mbajë baterinë deri në 9.5 orë falë baterisë 17Wh nëse përdoret ekrani kryesor. Ndërsa përdorimi i vazhdueshëm i ScreenPad-it do ta reduktojë jetëgjatësinë e baterisë deri në pesë orë; edhe pse ASUS thotë që laptopi nuk është paraparë të përdoret tërë kohën.

ZenBook Pro 15 (UX580) do të jetë në dispozicion kah mesi i korrikut, duke filluar nga 2,299 Dollarë. Pastaj, version 14 inç (UX-480) do të dalë në treg në tremujorin e fundit.