KosovaLive360

Të gjithë ndonjëherë kemi hasur në ndonjë lidhje “toksike” gjatë jetës, por me sa duket ekziston një arsye shkencore se pse nganjëherë është vështirë ta shkëputësh vetën nga një situatë e keqe.

Në një studim që e publikoi American Sociological Review, hulumtuesit erdhën në përfundim se mënyra se si janë të ndërtuara  lidhjet mes njerëzve të rritur e bën të vështirë që njerëzit t’i largojmë vetëm ashtu lehtësisht.

Një bashkëpunim mes Universitetit Berkeley të Kalifornisë dhe Universitetit Bar-llan mblodhi të dhëna nga 1150 individë në rajonin e San Franciskos të cilët treguan për lidhjet e tyre me rreth 11,000 njerëz të tjerë.

Në këtë hulumtim, pjesëmarrësit u inkurajuan të identifikojnë se cilat lidhje iu dukën ‘’kërkuese dhe të vështira’’ – me anëtarët e familjes, shefat, apo kolegët që ishte një lidhje treshe që njerëzit më së vështiri arrinin ta shkëputnin.

Pse? Sepse mënyra se si është e formuar shoqëria nënkupton që këto lidhje janë të vështira (dhe nganjëherë gati se të pamundura) që ta lirosh vetën nga to pa ndërlikime financiare apo personale.

Studimi erdhi në përfundim se tensionet ‘’kanë më shumë gjasa të jenë të pranishme në situatat ku individet janë të kufizuar të bëjnë përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tyre apo kur janë nën presionin e shoqërimit me ta’’.

Së për ilustrim vetëm 2-4 % të njerëzve kanë deklaruar se kanë pasur grupe miqësore që ishin shumë kërkuese apo të vështira, ndoshta për arsye se është një proces shumë më i lehtë të mënjanosh një  shok bezdisësh se sa një anëtar të familjes.

Studimi gjithashtu zbuloi se lidhjet romantike nuk janë të priruyra të arrijnë të njëjtën fazë «toksike»,  sepse njëri apo të dy palët lehtë do të mund të ‘’prishnin’’ partneritetin në qoftë se situata do të tendosej shumë.

Marrë në tërësi, lidhjet më të vështira për t’i lënë janë ato që kanë për bazë miqësinë e sinqertë pa kushte.

Të Rekomanduara