Apple sjell aplikacionin e ri Shortcuts në iOS 12

Një prej gjërave më emocionuese që përdoruesit janë duke pritur në iOS 12 është aplikacioni i ri Shortcuts.

Edhe pse aplikacioni është ende vetëm beta dhe në fazën testuese, 9to5Mac ka arritur t`i gjejë disa karaktersitika të tij.

Përmirësimi më i madh dhe më i dukshëm është aftësia për tu lidhur me ngjarjet e sistemit përmes aplikacionit Shortcuts. Më herët, me Workflow, zhvilluesve të softverit u duhej të manovronin me sistem për ta bërë atë funksional. Tani që ekipi është duke punuar përkrah Apple, përdoruesit përfitojnë. Kjo përfshin diçka që Workflow kurrë nuk do të kishte qenë në gjendje ta përmbushë, mbështetje për Siri, jo vetëm për iOS por edhe për watchOS dhe HomePod.

Aplikacioni është shumë i ngjashëm me Workflow, vetëm me disa shtesa.

Fatkeqësisht, mbështetja për iCloud nuk është në dispozicion në këtë version beta, prandaj përdoruesit nuk do të jenë në gjendje t`ia japin HomePod-it komandat e zakonshme.

Workflow-ët e më hershëm dhe ata të më vonshëm do të largohen automatikisht sapo ta instaloni Shortcuts në pajisjen tuaj.

Një shembull i përdorimit të Shortcuts është krijimi i një Shortcut-i që e merr lokacionin tuaj, krijon një ETA home (shtëpi ETA), e ndez Do Not Disturb (mos më shqetëso), dhe pastaj i dërgon cimerit-es suaj një mesazh se jeni rrugës për në shtëpi, dhe lëshon muzikë. E gjitha kjo kur jeni duke hyrë në veturë dhe duke u përgatitur për t`u larguar. Krejt çka duhet të thuani është “Hej Siri, jam rrugës për në shtëpi”. Është edhe mundësia tjetër që të klikoni mbi aplikacionin Shortcuts dhe ta filloni kërkesën aty.

Por duket se Shortcuts i ka të njëjtat pengesa që i kishte edhe Workflow. Për shembull, dërgimi i një mesazhi të shkruar nga Shorcuts ende kërkon shtypjen e butonit send, apo fillimi i navigimit ende kërkon të shtypni butonin Go për të filluar. Mbase Apple të në ardhmen do ta mundësojë punën me Siri pa pasur nevojë për t`i përdorur duart.